Vetëm disa ditë na ndajnë nga dasma e shumëpritur e këngëtarit Blero Muharremi me partneren e tij, Afrona Dikën.
Çifti do të kurorëzohet më 21 shtator, në një dasmë ku do të marrin pjesë plot 600 të ftuar.
Mes tyre do të jenë të pranishëm edhe personazhe të njohur VIP, ndërsa të gjithë po presin me padurim të shohin dasmën e shumëpërfolur.
Ditën e djeshme u mësua se vetëm pak ditë përpara dasmës, Blero dhe Afrona kanë blerë një shtëpi të re, e cila ka kapur shumën 350 mijë euro.
“Prive” ka publikuar pamjet e kompleksit ku çifti do të jetojë.
Kompleksi përmban pishinë të mbyllur, kënd lojrash për fëmijë, ambiente relaksuese-sportive, fusha tenisi si dhe hapësira me gjelbërim.
Sipas “Prive”, në këtë kompleks jetojnë edhe personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it shqiptar, pasi cilësohet si një ndër zonat më të mira.