Adem Ngjela po nisej mëngjesin e sotëm nga banesa e tij në Cërrik për në Elbasan, në momentin kur një person i armatosur dhe pa maskë i ka marrë rreth 14 milionë lekë të vjetra.
Ai punonte si kambist në një pikë të këmbimit vaklutor në Elbasan prej më shumë se 20-vitesh. Nëna e tij pranon për Fax News se pak muaj më parë ai kishte pasur një problem ligjor dhe kishte mbyllur për pak kohë aktivitetin. Familjarët e tij thonë se e kanë dëgjuar atë që bërtiste pasi iu morën lekët.
Më pas Ngjela ka hyrë në banesë dhe ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur pranë banesës. Mësohet se grabitësi i kishte shpuar biznesmenit dhe gomat e makinës.
Ngjela kishte 25 vite që merrej me këtë profesion, dhe personat e kanë ditur intenerarin e tij, pasi Cërriku është një qytet i vogël. Biznesmeni thotë që nuk e ka njohur personin që i ka marrë lekët, edhe pse ai nuk ka qenë i maskuar.
(E.K/FAXWEB.AL)