Gjendet një predhe nga Lufta e Dyte Botërore në Frakull të madhe të Fierit. Predha është gjetur pranë Mliqenit nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar edhe Ministria e Mbrojtjes. Mendohet se predha është hedhur gjatë pushtimit të Shqipërisë nga aviacioni italian.
Ne vendngjarje kanë shkuar forcat e armatosura te ushtrisë shqiptare dhe ato xheniere te cilat po bëjnë ekspertizën e predhës 3 kuintalëshe. Ushtria ka krijuar një perimetër sigurie për të mos lejuar kalimin e banoreve apo kalimtarëve te rastësishëm. Ende nuk ka njoftim për evakuimin e banoreve te zonës.
Discussion about this post