Ndërkohë që protesta vijon tashmë prej 15 ditësh në Universitetet e të gjithë vendit vijon bojkoti i mësimit, duke e paralizuar totalisht jetën akademike.
Edhe pse studentët do të duhet të ishin sot të ulur në auditore, një pjesë e mirë e tyre sfidojnë të ftohtin e Dhjetorit për të kërkuar me ngulm të drejtat e tyre, që derimë tani nuk janë plotësuar nga ana e qeverisë Rama.
Në Shkodër, Elbasan dhe Korçë, edhe pse nuk ka protestë të studentëve në rrugë mësimi vijon që të jetë i pezulluar, ndërsa një pjesë e mirë e të rinjve janë nisur drejt Tiranës, për tiu bashkuar studentëve të kryeqytetit.
Më poshtë është një foto e publikuar nga ana e pedagogut të gazetarisë Ardi Hoti, në Universitetin e Shkodrës ku auditorët janë bosh prej dy javësh.
Nga ana tjetër Faxweb.al ka siguruar disa foto të konvikteve të vajzave në Shkodër, ku shihen qartë kushtet higjenosanitare, dhe mungesa e ngrohjes.
Vajzat janë të detyruara që të përdorin fshehurazi një furnellë, pasi dhe ajo nuk iu lejohet që ta marrin nga shtëpia e tyre.
Pavarësisht insistimeve të gazetareve të Fax News në të gjitha konviktet në rrethe, ato nuk janë lejuar që të hyjnë me kameran e tyre në brendësinë e ambienteve.
Kaldajat nuk mungojnë, por ato me siguri kanë dalë jashtë funksionit për shkak se nuk janë vënë asnjëherë në punë.
(E.K/FAXWEB.AL)