Lei Kraja është një ndër vajzat më seksi të ekranit dhe çdokush do të ishte kurioz të dinte se cili është mashkulli krah saj.
Edhe pse moderatorja zakonisht është shumë e rezervuar kur e pyesin nëse ka dikë në jetën e saj, këtë herë nuk ndodhi kështu. Nëpërmjet një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Lei ka zbuluar se është beqare, por mesa duket ky fakt nuk i pëlqen aspak.
“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, i ka shkruar një nga ndjekësit. “Do të thoja të njëjtën gjë nëse do të kisha një”, i është përgjigjur bukuroshja, duke shtuar edhe një “emoji” me fytyrë të mërzitur. Edhe pse Lei duket se nuk ka shumë gjëra për të thënë për momentin në lidhje me jetën e saj private, nuk janë të pakta rastet kur është përfolur për në media për jetën e saj intime.