16:04 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotot identike në pasaportë, PD publikon provat e reja për Agim Kajmakun: I njëjti person me Jorgo Toton

11:49 | 29/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD fundos Agim Kajmakun, nxjerr dokumentet: Si u arratis nga drejtësia greke, rrezikon 10 vjet burg

Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar sot fakte të reja mbi përfshirjen e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku në një vepër penale në shtetin grek nën emrin e Jorgo Totos.

Në pasaportën e Jorgo Totës nr i së cilës është regjistruar dhe në policinë greke është pothuajse një foto identike me atë të pasaportës që mban aktualisht Kajmaku.

Pretendimi i kryebashkiakut Kajmaku se nuk është i njëjti person me Toton që ka një çështje të hapur me drejtësinë greke u cilësua sërisht nga PD si një rezistencë e tij pasi ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Deklarata e plotë:
Partia Demokratike, bazuar në prova të pakontestueshme, ka provuar se Jorgo Toto ose ndryshe Agim Kajmaku i Edi Ramës, është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara dhe se me emrin e ndryshuar nëpërmjet falsifikimit, është person në kërkim në shtetin fqinj.
Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.
Madje Edi Rama duke qenë se i ka të preferuar të inkriminuarit në pushtetin e tij, vendosi ta mbrojë Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish që Partia Demokratike i ka rrëzuar me prova të pakontestueshme.
Prej disa ditësh, PD ka publikuar vendimin e drejtësisë greke për arrestimin e Jorgo Totos, emër ky i përdorur nga Agim Kajmaku gjatë aktivitetit të tij të biznesit në vitet 2000 në Greqi.
Kajmaku fshihet pas alibive të rrëzuara duke iu afruar gjithnjë e më shumë burgut, ndërsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale për qytetarët e Vorës.
Sot do të paraqesim një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Agim Kajmakut se nuk është Jorgo Totoja i arrestuar në Greqi.
Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar.
Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person, verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.
Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit.
Por ai nuk largohet sepse e mbron Edi Rama.

Pas

VIDEO/ Shembja e resortit të Kokëdhimës, mbetjet përfundojnë plazhin e Qeparos

Para

U arrestua për korrupsion, Këshilli i Prokurorëve merr vendimin për prokuroren maqedonase

Para
U arrestua për korrupsion, Këshilli i Prokurorëve merr vendimin për prokuroren maqedonase

U arrestua për korrupsion, Këshilli i Prokurorëve merr vendimin për prokuroren maqedonase

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar për trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli i GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Itali/ Goditja e tre grupeve shqiptare dhe kapja e 1 ton drogë, policia shpjegon pse e kodoi aksionin ‘Djali’! Mijëra euro xhiro ditore, fitimet vinin në Shqipëri

Vrasja e Gentian Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Sanço-Juve, gjithçka po shkon drejt “po”. Zbulohen shifrat e marrëveshjes me “skonto” mes palëve

Zjarr masiv në Labinot mal, flakët rrezikojnë Librazhdin! Dronë dhe zjarrfikës në aksion për fikjen

Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

Shiste doza kanabisi, kapet 21-vjeçari në Tiranë i cili tentoi të arratisej

Ngjarjet kriminale në Sarandë/ Mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit, mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.