Gruaja që shihni në foto është Adelina Toska, nëna e dy fëmijëve, e cila paraditen e së martës humbi tragjikisht jetën në Italinë fqinje. Toska kishte shkuar në Itali disa vite më parë dhe jetonte në Casali di Poggio Nativo, Sabina, ku bashkëshorti punonte si murator.
33-vjeçarja udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rieti, me një Peugeot 206, kur u përplas me një Alfa 159 Së, që vinte në drejtim të kundërt. Përplasja ishte tepër e fortë dhe shqiptarja nuk mundi të mbijetonte. Ajo ishte nënë e dy djemve të moshës 6 dhe 12 vjeç.
Rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende, megjithatë të dhënat e para tregojnë se ka qenë pikërisht shqiptarja e cila ka humbur kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tjetër. Italiania “Corriere” shkruan se i gjithë komuniteti ku ajo jetonte është në zi për humbjen e 33-vjeçares.
(E.K/FAXWEB.AL)