00:38 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTOT/ Kush janë dy viktimat e atentatit në Vlorë, lidhja me ”Çipurin”, anëtarin e bandës së Gaxhait

08:34 | 18/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTOT/ Kush janë dy viktimat e atentatit në Vlorë, lidhja me ”Çipurin”, anëtarin e bandës së Gaxhait

Arjan Hasani dhe Orest Rexho

Një vrasje e tipit mafioz tronditi gjatë ditës së djeshme qytetin e Vlorës, ndërsa objektivi i atentatit arriti ti shpëtonte vdekjes. Objektivi i autorëve ishte Armando Sulejmani, i njohur me pseudonimin “Çipuri”, i cili u plagos rëndë, dhe u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të vdekur mbetën Orest Rexho dhe Arjan Hasani, të cilët janë kunati i 42-vjeçarit Armando Sulejmanit, dhe shoku i tij, fotot e të cilëve mund ti shihni dhe më poshtë.

Banorët e zonës u shprehën se ata ishin të terrorizuar nga ngjarja, ndërsa breshëria e armëve ka vazhduar për disa minuta. Nga policia në vendngjarje u gjetën mjaft plumba, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi, dhe dogjën  makinën në zonën e Babicës. Brenda mjetit që iu vu flaka policia gjeti dhe tre armë kallashnikovë.

Kush është Armando Sulejmani:

Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. “Çipuri” njihet si person me precedentë të shumtë penal. 42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa e ka fituar lirinë rreth 3 vite më parë.

Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia tha se “një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”.

Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg.

Çipuri ka qenë i dyshuar edhe për një atentat të dyfishtë në nëntor të 2018-ës në qytetin e Durrësit.

I plagosur Armando Sulejmani (Çipuri), objektiv i atentatit ne Vlore

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arjan hasaniorest rexhovlorevrasje
Pas

Zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh? Ristani tregon kushtin e vetëm të PD-së

Para

“Opozita si akrepi në tas”, Spartak Braho tjetër deklaratë të fortë: LSI nuk është në tutelin e Bashës

Para
Spartak Braho hap ‘çantën e zezë’: Si po përgatitet Berisha për grusht shteti më 16 shkurt. Ju rrëfej të pathënat e 97′-ës

“Opozita si akrepi në tas”, Spartak Braho tjetër deklaratë të fortë: LSI nuk është në tutelin e Bashës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.