Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka publikuar disa foto të policisë të maskuar që sipas tij kanë filmuar nga maja e xhamisë protestën e djeshme të opozitës.
Shehu i ka cilësuar si “hije të errëta” të cilat kanë hipur mbi institucionet e shenjta dhe kanë filmuar dhe vëzhguar protestën e opozitës.
Reagimi i plotë i Shehut
Ç’faqja edhe gjate protestës se djeshme ne Minaren e Xhamisë e “hijeve te errëta”, me instrumente se paku vëzhgimi, kërkon një sqarim publik. Vërtet ketë here nuk u panë përsëri grupe te tera te forcave te rendit mbi Xhami me pajisje speciale, por përsëri…. Institucionet e kultit janë te pa prekshme e shume te respektuara, edhe prej pozicionit te tyre mbi te gjithë. Kjo nuk duhet cenuar ne asnjë mënyre. Përgjegjësit duhet te reagojnë!”, thekson Shehu.