Ka mbërritur në banesën e gjyshit të saj në Fier, trupi i Anxhela Meccanit, e cila u vra pak javë më parë në itali.
Mbetet ende mister se kush ishte personi apo personat që e dhunuan të renë shqiptare barbarisht dhe më pas e hodhën dhe nga makina.
Familja e saj prej disa javësh ka vuajtur lajmin e hidhur, shtuar kjo nga fakti se nuk kishin mundësi ekonomike, në mënyrë që të sillnin trupin sa më shpejt në Shqipëri.
Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se ishte ndaluar një person i dyshuar për vrasjen, po për shkak të mungesës së provave, ai ishte lënë sërish i lirë.
Vetëm gjashtë muaj më parë Anxhela kishte humbur dhe të ëmën, ndërsa familja e saj jeton në kushte të rënduara ekonomike.
Familjarët janë shprehur pak kohë më parë për mediat, se nuk e dinin aktivitetin që kryente vajza e tyre në Itali, ku përflitet se ajo punonte si prostitutë.
(E.K/FAXWEB.AL)