Presidenti Ilir Meta ndodhet në Kosovë nga ku është takuar edhe me familjet e strehuara në Kampin e Inovacionit në Prizren për shkak se banesat e tyre janë bërë të pabanueshme pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Meta falenderon kryetarin e Komunës Prizren Mytaher Haskuka dhe shprehet se ka bashkëbiseduar me qytetarët për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.
“Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në Kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.
Falenderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Mytaher Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri, pa u lodhur”, shkruan Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post