Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kishte zhvilluar një bisede me Presidentin turk, Erdogan në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit, ku pa treguar detaje pohoi se Turqia është gjendur e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë nëse vendi ynë futet në zonën “C”.
Pak minuta më parë, Rama ka postuar një status në rrjetet sociale ku bën me dije se avioni i kompanisë ajrore “Air Albania” është duke u ngarkuar në Stamboll “me armët e mbrojtje së jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”
” ? LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMËT E MBROJTJES SË JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË? ” shkruan Rama teksa lë të nënkuptohet se bëhet fjalë për mjete shëndetësore apo mbrojtëse ndaj koronavirusit.
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157564530366523/
Rama u pyet mbrëmjen e 19 Marsit në një emision televiziv nëse kishte kërkuar ndihmë nga Kina, teksa kryeministri rrëfeu bisedën dhe marrëveshjen me Erdogan.
A keni kërkuar ndihmë nga Kina duke qenë se ka pasur eksperiencë të suksesshme?
Rama: Ndihmën e Kinës po e kërkon gjithë bota, nuk kemi pasur kontakt por kam folur para se të vija këtu me Presidentin turk, sepse kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe ky nuk është një sekret. Duhet të kemi një plan “C” që duhet ta kishim të garantuar, dhe këtë e kemi planifikuar me Turqinë.
Prej dy javësh kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesat tona në rast se do të “përmbyset bota” për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë
(F.GJ/FAXWEB.AL)