Mbreti 67-vjeçar i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, ka zhveshur nga të gjithë titujt mbretërorë konkubinën e tij 34-vjeçare, tre muaj pas një ceremonie të çuditshme, në prani të bashkëshortes së mbretit.
Ish-infermierja e ushtrisë, Sineenat Wongvajirapakdi, u shkarkua për “mosmirënjohje” dhe se ishte ambicioze ndaj mbretëreshës, shkruan gazeta “Royal”.
Sineenat u njoh me mbretin, në kohën kur shërbente si pjesë e truprojave të tij.
Mbreti kishte vetëm një vit që ishte martuar dhe nuk i rezistoi dot truprojës së vet, të cilën e bëri konkubinën e tij.
Ai është i njohur për jetën e shthurur dhe skandalet e tij.
Vajiralongkorn është martuar katër herë dhe ka pasur femra të shumta në jetën e tij, ndërkohë që gjatë një vizite në Gjermani shkaktoi skandal, pasi u shfaq me një veshje të tmerrshme, ndërkohë që kishte bërë disa tatuazhe në kurriz.
Atehere ai tha se foto ishte montazh.
Në deklaratën e lëshuar nga Pallati Mbretëror për zhveshjen nga të gjitha titujt, të 34-vjeçare Sineenat, thuhet se kjo e fundit nuk i kuptonte traditat mbretërore dhe se ajo nuk po nderonte mbretin.
Sipas deklaratës, ajo kishte tentuar të ngrihej në të njëtin pozicion me mbretëreshën.
“Sjellja e saj vlerësohet se nuk respektoi mirësinë e Madhërisë së Tij … dhe shkaktoi përçarje në mes të oborrtarëve dhe keqkuptime në mes të njerëzve “, thuhet në deklaratë.
Për më tepër ajo konsiderohet si mosmirënjohëse.
“Sineenat është mosmirënjohës dhe sillet në mënyra të pavërteta, për titullin e saj.
Ajo gjithashtu nuk është e kënaqur me titullin që i është dhuruar, duke bërë gjithçka për t’u ngritur në nivelin e mbretëreshës”, thuhet në deklaratë.
“Asaj i mungon të kuptuarit e traditave të mira të oborrit mbretëror. Ajo shfaq mosbindje ndaj mbretit dhe mbretëreshës”, vijon deklarata.
Megjithatë, nuk dihet saktësisht se çfarë ka bërë 34-vjeçarja.
Mbreti përveç bashkëshortes, në gusht shtoi edhe konkubinën, duke bërë që herën e parë që Monarkia moderne e Tajlandës të njohë poligaminë.
Ai ka forcuar në mënyrë dramatike autoritetin e tij që nga ngjitja në fron në vitin 2016, duke tërhequr pasurinë e jashtëzakonshme të kurorës nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë dhe ristrukturimin e njësive kryesore të ushtrisë në komandën e tij.
Shënim: Konkubina është një marrëdhënie ndërnjerëzore dhe seksuale, në të cilën çifti nuk janë, ose nuk mund të martohen. Pamundësia për t’u martuar mund të jetë për shkak të faktorëve të shumtë, siç janë ndryshimet në statusin e rangut shoqëror, martesa ekzistuese, ndalimet fetare, ose profesionale, ose mungesa e njohjes nga autoritetet përkatëse.
Discussion about this post