Pasditen e së martës, Gjakova është tronditur nga një atentat me armë zjarri në fshatin Marmull ku për pasojë një humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos.
Policia, pak pas atentatit ka mundur të zbulojë emrat e personave dhe shkaqet e ngjarjes.
Viktima është identifikuar si Tun Bezhi, 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjakovës, pasi nuk ka mundur tu mbijetonte plagëve.
Policia arriti të arrestonte autorin e ngjarjes, shtetasin Alfred Gjugja.
Sipas Prokurorisë së Gjakovës, çështjet e pronësisë dyshohet të jenë motivet e kësaj vrasjeje, por ende asgjë nuk është konfirmuar.


Discussion about this post