Fotot e mëposhtme janë realizuar në Divjakë ndërsa në Faxweb.al kanë mbërritur mesazhe që pretendojnë se ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka mbledhur një grup mbështetësish ‘besnikë’ të PD-së në orën 13:00 për të përgatitur protesta ‘për çmimet e ulta të perimeve’.
Ndërkohë që për një nismë të tillë nuk ka informacione zyrtare nga Partia Demokratike apo strukturat e saj në rrethin e Lushnjës dhe Divjakës.
Kujtojmë se ditët e fundit është hapur një debat ku është përfshirë edhe zv/kryeministri Erion Braçe në lidhje me shitjen e produkteve bujqësore me çmime shumë të lira nga fermerët e Divjakës, ndërsa pretendon se çmimi i tyre dhjetëfishohet nga tregtarët në Tiranë.
Por që opozita të përgatitet për nisjen e protestave në një kohë të tillë pandemie dhe mbi të gjitha kur tubimet dhe grumbullimet janë ndaluar me ligj, është e vështirë të besohet, por nga ana tjetër, ish-deputeti demokrat, shfaqet i ngjitur në një skenë të rrethuar nga karrige dhe tavolina që ngjan me format takimesh elektorale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)