04:09 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotot/ Përpara mijëra syve që i ndjekin, presidenti dhe rivali i tij bëjnë testin e drogës

12:42 | 06/04/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotot/ Përpara mijëra syve që i ndjekin, presidenti dhe rivali i tij bëjnë testin e drogës

Kandidatët presidencialë në Ukrainë i janë nënshtruar testit për drogë, ndërsa zgjedhjet në vend gjithnjë e më shumë po i ngjasojnë një cirku politik, në javët e fundit të fushatës.

Të ndjekur nga qindra gazetarë, presidenti aktual Petro Poroshenko dhe pretendenti kryesor, Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit, të premten.

Testet e zhvilluara nën objektivët e kamerave, pasojnë një kërkesë të sfidantit për të dy ata që të provojnë para një debati të planifikuar televiziv, se nuk janë përdorues droge apo alkooli.

Poroshenko, që u rendit pas Zelenskit në raundin e parë, u tregua i gatshëm të përballet me kundërshtarin në një debat, që sipas tij mund të bindë zgjedhësit t’i japin një mandat të dytë.

Ndaj, kur ekipi i Zelenskit publikoi një video të shkurtër të enjten, ku sfidohej presidenti për një debat në stadiumin olimpik, presidenti në detyrë pranoi të gjitha kushtet, përfshirë edhe testin e drogës.

Dhe përveç kampionëve të gjakut, Poroshenko dha edhe kampionë urine dhe feçeje, të premten. Zelenski, një producent i suksesshëm mediash dhe komedian, që rolin e presidentit e ka luajtur në një show televiziv, ka dhënë pak intervista para balotazhit të 21 prillit.

Ai ka premtuar se do të publikojë platformën e tij politike para kësaj date dhe i ka kërkuar Poroshenkos të luftojë korrupsionin duke reformuar gjykatat, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Vetë Poroshenko e ka sulmuar rivalin për mungesën e tij të eksperiencës. “Të jesh president dhe kryekomandant, nuk është një lojë. Por nëse do një stadium, le të jetë një stadium”, tha ai duke iu përgjigjur kërkesës për debat.

It’s the president Vs the comedian in Ukraine. The two candidates have called each other out on social media, and are now due to square off at the Olympic stadium. pic.twitter.com/XbHMVPYNt2

— BBC Monitoring (@BBCMonitoring) April 4, 2019

 

Pas

Vret veten në banesë e moshuara, fqinjët lajmërojnë Policinë

Para

“Paraardhësit e mi i kanë larë hesapet me ballistët”, reagimi i fortë pas përplasjes Braho-Tufa

Para
”Dhuratë nga ish-sigurimi”, Spartak Braho kërkon shkarkimin e Agron Tufës: Ka shumë helm!

“Paraardhësit e mi i kanë larë hesapet me ballistët", reagimi i fortë pas përplasjes Braho-Tufa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.