Emily Riemer 24-vjeçë, është një e re e cila udhëton nëpër gjirin e Floridas dhe Karabie, e cila ka arritur që të mbledhë një numër të madh ndjekësish në rrjetin socilal Instagram.
Ndjekësit e saj të shumtë Emily i ka bërë duke ndarë aventurat e saj në det në llogarinë që ka në Instagram ku mban emrin Capt. Emily Riemer.
E cilësuar si peshkatarja më seksi në botë, së fundmi i ka impresionuar fansat e saj, teksa pozonte në një palë bikini të vogla, e duke u treguar peshkun e madh 100 kg që kishte kapur.
24-vjeçarja ka forma të përsosura trupore dhe nuk shkon asnjë ditë në palestër, pasi peshkimi është ‘stërvitje’ më vete.
Në fotot që ajo ndan me ndjekësit nuk mungojnë komentet e shumta që e komplimentojnë për fizikun, por edhe për aftësitë.
Sa i përket llojit të bikinit, ajo thotë se i zgjedh sa më ‘të vogla’ pasi e ka më të lehtë që të durojë të nxehtin ndërkohë që punon.