12:17 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotot/ Pjesë e grabitjeve spektakolare në Rinas, kjo është vila superluksoze e Admir Muratajt

10:51 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotot/ Pjesë e grabitjeve spektakolare në Rinas, kjo është vila superluksoze e Admir Muratajt

Është konfirmuar se personi që ka mbetur i  vrarë pasditen e djeshme në Rinas, pas grabitjes së afro 10 milionë eurove, është Admir Murataj.

Gjatë ditës së djeshme ai kishte përdorur një maske silikoni dhe syze në mënyrë që të mos identifikohej nga ana e policisë. Vetëm në momentin kur Policia e ka qëlluar në kokë, është zbuluar se poshtë burrit ‘’tullac”, fshihej një person rreth të 40-tave dhe me flokë.

Pranë trupit të tij të pajetë u gjetën kallëpe tritoli dhe granata, ndërsa një pjesë e arsenalit të armëve u përdorën dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit që Murataj pati me patrullën e FNSH-së.

Murataj ka në pronësi të tij një vilë në zonën e Prezës, fotot e të cilës do ti shihni më poshtë. Ajo ruhej nga kamera sigurie, dhe veçonte nga banesat e tjera të lagjes.

Murataj ka qenë ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare.

Admir Murataj ishte personi i vetëm që ka qenë në kërkim për grabitjet e mëhershme, ndërsa në burg gjendet dhe vëllai i tij Aleksandër Murataj.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve ku implikohej dhe Murataj u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kujtojmë se për bashkëpunëtorët në grabitjet e mëparshme të Muratajt, Prokuroria kishte dhënë pretencën në muajin Janar të këtij viti.

Prokurori i çështjes kërkoi 20 vite burg për Dash Kupën dhe Neim Avdylin; 19 vite për Ernest Kupën; 16 vite burg për Fatjon Xhyliun, Dritan Sinanajn dhe Aleksandër Muratajn; si dhe 5 vite e 8 muaj burgim për Ditjon Memlikën dhe Admir Çerpjen.

Admir Murataj rezulton të jetë arratisur nga burgu i Trikallës në 2013 bashkë me grupin e Ilir Kupës. Ai vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë. Ai është shoqëruar në polici kur u arrestua grupi, por u la i lirë për mungesë provash.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Admir Muratajgrabitja ne Rinasmuratajrinas
Pas

Trondit gazetari: Muratajt ia kanë futur plumbin ‘miqtë’ e tij, qitja ishte bërë nga afër

Para

“Showmen-i mediatik”, studentët presin Veliajn për ballafaqim në UBT

Para
“Showmen-i mediatik”, studentët presin Veliajn për ballafaqim në UBT

"Showmen-i mediatik", studentët presin Veliajn për ballafaqim në UBT

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.