Gjatë protestës së opozitës sot, situata ka degraduar në konfrontime fizike mes protestuesve dhe policisë, ku është përdorur disa herë gaz lotsjellës dhe tymuese po ashtu për përçarjen e turmës.
Mirëpo ndër personat e lënduar pas përplasjeve ka mbetur edhe fotografi Arben Dajçi. Lajmin e ka bërë me dije vetë fotoreporteri në një postim në rrjetet sociale.
“Gjithë jetën më ka ba fotografi sonte i bana unë. Pasi u godit nga policia duke krye detyrën e tij të fotorepoeterit.”- shkruhet në postimin e Dajçit.
Për këtë situatë ka reaguar dhe ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku:
Arben Dajci eshte banor i Njesise 8, i papune qe ne kohen e lire ushtron dhe profesionin e fotografit.
Turp per ministrin qe dhunon qytetaret qe protestojne paqesisht. Njesoj sic beri me banoret e Bregut te Lumit qe u hodhi gaz lotsjelles ne shtepi dhe sot po helmon rruget e Tiranes e po dhunon qytetaret!
Kush eshte i dobet dhunohet! I forti mbeshtetet! Ky eshte shteti i Rames!