Kavaja është fitorja e bukur e demokratëve. Një nga të vetmet, pas humbjes së hidhur për ata vetë në gjithë qarqet kryesore: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë etj.
Isa Sakja ka fituar Bashkinë e Kavajës, në një kohë kur në rreth ka kryesuar Partia Socialiste.
Janë pikërisht këto foto të deputetit demokrat Gent Strazimiri që i kanë shpëtuar vëmendjes tonë, kur sytë ishin drejtuar drejt rezultatit për zgjedhjet parlamentare.
”Ende nën efektin elektrizues të shpirtit të demokratëve të Kavajës!
Faleminderit për përkushtimin Isa Sakja, Dorian Teliti dhe të gjithë demokratëve të Kavajës!”, shkruan Strazimiri, teksa përqafohet me dhjetra demokratë pas lajmit të fitores.
Demokrati Sakja, që e merr detyrën pas socialistit Elvis Rroshi dha dje mesazhin e bashkimit të socialistëve dhe demokratëve dhe se do ishte në shërbim të qytetit. Ai premtoi kthimin në qendër të obeliskut të dy gishtave, i cili u hoq nga Rroshi. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2288″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]