Blogeri, Olti Curri duket se po ia del të mposhtë problemin me mbipeshën. Ai ka pësuar një rënie të dukshme kohët e fundit, dhe kjo mund të pikaset lehtësisht.
Pasditen e kësaj të shtune, Olti ishte i ftuar tek emisoni “Rudina” dhe postoi në Instagram foto nga ky moment, duke shfaqur dashurinë për publikun. Por ndjekësit e tij nuk janë fokusuar tek mesazhi por tek pamja e blogerit.
“Paske heq 7 kile”- i thotë komentuesja, ndërsa Olti ia kthen “26”.
Epo 26 kg nuk janë pak!
Blogeri ka treguar se ai ka kryer një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut, e shoqëruar me një dietë të ekuilibruar dhe pa shumë kalori, në mënyrë që të hiqte këto kilogramë të tepërt.
Në një intervistë me pyetje përgjigje në Instagram, ai është shprehur se shkaku kryesor për të cilin ka vendosur që të dobësohet është për shkak se po i rrezikohej shëndeti i tij.