Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, gjatë ditës së sotme është vërejtur një radhë e gjatë në markete.
Shumë qytetarë të shtyrë nga frika e izolimit të koronavirusit, kanë shkuar në markete dhe kanë bërë blerje më shumë sesa në ditët e zakonshme.
Të shtyrë padyshim dhe nga imazhet e transmetuara më herët në Itali, ku boshatiseshin raftet edhe në vendin tonë frika duket të jetë e madhe.
Qeveria shqiptare apeloi qytetarët për qetësi, dhe shmangien e çdo lloj situate paniku.