Ylli i Barcelonës, Lionel Messi do të mbetet për shumë koëh jashtë fushës së blëertë. Pasi dëmtoi bërrylin në ndeshjen e së shtunës kundër Sevillas, mendohet që ai që do të humbasë ndeshjen kundër Inter në Champions League, por edhe “El Classico” që do të luhet më 28 tetor. Vetëm 26 minuta qëndroi në fushë, duke braktisur lojën për t’i lënë vendin francezit, Ousmane Dembele.
Megjithatë, mediat spanjolle kanë publikuar disa foto të Messit ku duket i fashuar, por nga ana tjetër, argjentinasi po mban gjallë shpresat që ai të jetë sa më shpejtë i grumbulluar me grupin tjetër të lojtarëve. Ai duket me krahun e lidhur, por kaq ka mjaftuar që lojtari më i mirë në botë të bëhet lajm në të gjitha mediat botërore.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post