Moderatori i njohur Blendi Fevziu, ka bërë publike disa fotografi ku ka treguar se si duket me ndryshim në paraqitjen e tij. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë pa flokë dhe pa mjekër, por ja që Blendi nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Në fotografitë e fundit, ai ka treguar se çfarë pamje merr nëse ka flokë të gjatë të drejta apo kaçurrela si dhe mjekër të bardhë.
“Pas një votimi 24 orësh, kjo foto e parë fitoi me shumicë të ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja e dytë. Falenderoj edhe një klinikë që më ofroi të më mbjellë flokët dhe të mi bëjë kaçurrela si këtu. Por unë preferoj të mbetem si në foton e fundit. Jam shumë komod ashtu”, shkruan Blendi në postimin e tij në rrjetet sociale.