Fotot e mëposhtme po bëjnë xhiron e rrjetit ndërsa shfaqet një sherr mjaft agresiv ku janë përfshirë disa burra dhe gra. Ngjarja ka ndodhur në Australi trksa po zhvillohej një garë me kuaj dhe pas përfundimit të eventit disa gra janë grindur me njëra tjetrën, veprim ky që ka përfshirë edhe meshkujt për ta rikthyer zënkën në përmasa masive.
Grushta dhe shkelma mes meshkujve madje një grua përdori një tufë lulesh për të gjuajtur një person që po dhunonte të dashurin e saj. Nga ana tjetër shikojmë shumë taka të larta që përdoren nga gratë për të goditur njëra-tjetrën, duke e kthyer situatën sa komike por edhe të dhimbshme.
Policia vendase vendosi në pranga disa persona, por ende po heton për zbardhjen të plotë e ngjarjes që deri më tani është ende e paqartë.