Para disa muajsh ish zëdhënësja bukuroshe e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Ajo lindi një djalë nga martesa me Theodhori Cami. Përpos djalit të vogël, dyshja janë prindër edhe të një vajze 3 vjecare.
Laura tregohet e rezervuar sa i përket daljeve të saj në publik me familjen, duke mos dashur t’i ekspozojë ata. Por së fundmi e kemi parë Laurën në promovimin librit të mikeshës së saj Grida Duma.
Tek fotot e siguruara nga ‘Bordo’, bukuroshja shkëlqeu me pamjen e saj, dhe sigurisht ishte në top formë edhe pak pas lindjes. E veshur shik, me flokët të lëshuar dhe një kostum të mahnitshmë në ngjyrë bezhë, Laura rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me daljen në publik.