Një vrasje me armë zjarri tronditi mbrëmjen e djeshme qytretin e Korçës, ndërsa viktimë mbeti një 30-vjeçar. Sipas burimeve të Fax News, viktima është shtetasi Altin Balliu, 30 vjeç banues në Slabinjë të Pogradecit, të cilin e shihni dhe në foton e mëposhtme.
Mësohet se konflikti që çoi në vrasjen e Balliut ka nisur për motive të dobëta, pas një sherri në lokal.
Besohet se pak kohë pas sherrit në lokal, personi tjetër i përfshirë në konflikt është hakmarrë duke e qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt.
Policia bënë me dije se është identifikuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes dhe se po punohet për kapjen e tij, po pa dhënë më tej detaje që mund të çojnë në dekonspirimin e operacionit për vënien e tij në prang.
Balliu u qëllua me një plumb në pjesën e kokës, në syrin e majtë, plumb i cili rezultoi fatal për jetën e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)