“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulture”, ky është postimi i pak minutave më parë nga ana e kryeministrit Edi Rama, që duket se ka zgjedhur që në kulmin e një krize politike në vendin tonë ‘të arratiset’ për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.
Siç ndodh tashmë zakonisht në vizitat zyrtare të Ramës, edhe princit të kurorës në Arabinë Saudite ka zgjedhur që ti dhurojë disa nga pikturat e bëra, gjatë orëve të punës, ku paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të qeverisur vendin.
Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë derimë tani për situatën në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa teksa foli të enjten e kaluar në Kuvend, u shpreh se kjo është një histori e përsëritur e Ilir Metës.
(E.K/Faxweb.al)