19:28 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(FOTO+VIDEO) Detaje të reja nga atentati në Vlorë. Gjendet makina e djegur e autorëve, dyshimet e para

15:44 | 17/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Breshëri të shtënash me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për viktima

Vrasje me armë zjarri në Vlorë

Dalin detaje të reja nga atentati në Vlorë ku nga të shtënat me armë mbetën të vdekur dy persona si dhe u plagos rëndë një tjetër.

Gjenden 3 kallashnikovë në makinën e djegur në fshatin Babicë të Vlorës.

Dyshohet se këto kallashnikovë janë përdorur nga autorët, të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se viktimave Orest Rexhos dhe Arjan Hasanit të moshës 35-40 vjeç, u është prerë rruga 200 metra përpara se të hynin në rrugën kryesore.

Mësohet gjithashtu se Orest Rexho ishtë  pronar i një lokali në lagjen “24 Maj”.

Mjetit të cilit i është prerë rruga është në pronësi të Arjan Hasanit.

Armando Sulejmani është personi i cili ka mbetur i plagosur nga ky atentat dhe që dyshohet se ka qenë edhe objektivi i tij.

Sulejmani ka marrë dy plumba, një krahë dhe një në këmbë. Sipas burimeve ky rezulton të ketë qenë i dënuar me 20 vite burg për vrasje në tentativë.

Një emër i njohur ky për drejtësinë, si pjestar i bandës së Gaxhait, Sulejmanit iu bë një tjetër atentat në maj të vitit 2016.

Armando Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, u qëllua në 2016 nga dy persona, duke u plagosur. Ngjarja në atë kohë ndodhi në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte.

I plagosur Armando Sulejmani (Çipuri), objektiv i atentatit

Në 2016 ai mundi ti shpëtonte atentatit pasi iu kundërpërgjigj breshërive të armëve. Megjithatë, emri i Armando Sulejmanit është i njohur për Vlorën. Ai njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997.

Sulejmani njihej me nofkën “Çipuri” dhe pas kryerjes së dënimit me 20 vite burg, kishte dalë i lirë. Ai akuzohej për vrasjen e mbetur ne tentative te shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 22.6.2002.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa pika kryesore rrugore.

Autorët janë larguar drejt fshatit Kaninë ku në në lagjen “Çerje” braktisën mjetin duke e djegur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: ATENTATI NE VLOREDETAJA TE REJAMAKINA E DJEGUR
Pas

Ndërkohë që luante si titullar në “Camp Nou”, mesfushorit katalanas bastiset shtëpia

Para

Pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve, paralajmëron Kryemadhi: Nuk ka parë gjë akoma

Para
Monika Kryemadhi për teatrin: Meta ka rastin të shlyejë gabimin që ju solli shqiptarëve Edi Ramën në krye

Pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve, paralajmëron Kryemadhi: Nuk ka parë gjë akoma

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinat kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.