13:17 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Foto+video/ Kush është i riu që u vra sot në Fier, zbulohen problemet e tij në të shkuarën

09:08 | 12/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto+video/ Kush është i riu që u vra sot në Fier, zbulohen problemet e tij në të shkuarën

Florian Selimi vritet ne Sulaj

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në fshatin Sulaj të Fierit, pranë kthesës së Hamilit. Trupi i përket 23-vjeçarit Florian Selimi, banues në Sulaj, familja e të cilit ishte shpërngulur disa vite më parë nga Tropoja.

Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë, pas një konflikti, dhe më pas është hedhur në kanal.

Pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë është gjetur dhe një makinë tip ‘’Renault” me targa AA641EN, ndërsa mjeti ka pasur mjaft dëmtime, dhe dyshohet se është në pronësi të të riut. Sipas dinamikës së ngjarjes ai ka qenë duke riparuar ndonjë defekt në mjetin e tij, pasi edhe kafano e makinës është gjetur e hapur.

Gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami raporton se trupi i të riut është gjetur nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar dhe policinë.

Zona ku ka ndodhur vrasja nuk është e ndriçuar, dhe pa kamera sigurie, çka e bën më të vështirë identifikimin e autorëve, pavarësisht se policia thotë se ka shoqëruar derimë tani disa persona, që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se Selimi është me precedent penal, pasi është arrestuar në vitin 2015 për vjedhjen dhe djegien e një makine. Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë.

Familja e të riut nuk njihej si problematike në zonë, dhe ishin të vetëpunësuar.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur  pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: #florian selimi#vrasje ne Fier#vrasje ne Sulajvritet dhe hidhet ne kanal i riu
Pas

Zbulohet foto e ministrit britanik të thesarit, pas dorëheqjes u kthye me tren në shtëpi

Para

”Një vit kalon shpejt”, Meta rikthen qendrimin e 2018-tës: Askush të mos lodhet duke gjetur alibi!

Para
FOTO/ Vendi në ngërç politik, “thumbon” Ilir Meta. Ja mesazhi i koduar që iu përcjell palëve

''Një vit kalon shpejt", Meta rikthen qendrimin e 2018-tës: Askush të mos lodhet duke gjetur alibi!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/Finalizohet operacioni “Buçimasi”, goditet një rast i shitjes së drogës. Arrestohet një 64-vjeçare, në kërkim i biri

Korçë/ Kanosën një shtetas për dhënien e pasurisë, shpallet në kërkim 43-vjeçarja, procedohet një tjetër

Flamur Noka ofendon Elisa Spropalin, kryeparlamentarja: Mos guxo, sikur ke ardhur nga mali

Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve

Erion Braçe i përgjigjet Zhupës: Dokumenti jo me llafe, ndodhën ngjarje që damkosën Shqipërinë! Opozita s’deshi të përfshihej

Ina Zhupa sulmon Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit

Një armëpushim i mundshëm? Udhëheqësit e Hamasit urdhërohen të dorëzojnë armët

U përplas me motorin e turistit sllovak dhe ky i fundit humbi jetën, arrestohet 24-vjeçari

Braçe flet për punën e Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit: U evidentua depërtimi i interesave të huaja dhe dezinformimi

Policia Rrugore,72 orë monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.