Minatorët janë përplasur me Policinë e Shtetit, në tentativën e tyre për të hyrë drejt zyrës së Kryeministrisë.
Minatorët janë ndarë në 3 fronte dhe janë shtrirë barkaz për të hyrë drejt Kryeministrisë.
Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë në mes të turmës duke shkaktuar tensione të shumta.
Një prej minatorëve është rrëzuar përtokë.
Minatorët i dhanë 30 minuta kohë Kryeministrit Rama për të reaguar për situatën e tyre.
Ata janë pa rroga dhe kërkojnë statusin e minatorit.
(F.G/Faxweb.al)