09:48 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotovoltaikët, ERE licencoi 10 subjekte në vitin 2023, kapaciteti i instaluar arrin 354 MW

10:55 | 30/01/2024
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotovoltaikët, ERE licencoi 10 subjekte në vitin 2023, kapaciteti i instaluar arrin 354 MW

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) licencoi të paktën 10 subjekte gjatë vitit të shkuar për prodhimin e energjisë nga fotovoltaikët.

Kapaciteti i instaluar për këto dhjetë projekte kap një total prej rreth 104 MW në total, ndërkohë që nga nisja e dhënies së licencave për këto subjekte kapaciteti i instaluar i subjekteve që kanë sot një licencë është 354 MW.

Prej vitit 2014 që është dhënë licenca e parë, konkretisht për ujësjellësin e Korçës e deri më sot janë dhënë 37 licenca për këtë kategori prodhuesish. Në fakt nxitjen reale sektori e mori pas miratimit të ligjit për burimet e rinovueshme në vitin 2017 çka më pas solli dhënien e disa licencave gjatë vitit 2018. Kryesisht janë projekte të vegjël me kapacitet 2 MW energjinë e të cilit e ble kompania publike e shpërndarjes kundrejt një çmimi që miratohet nga ERE.

Tashmë të licencuar dhe në faza të ndryshme nga komisionimi tek prodhimi ka edhe projekte më të mëdha siç është Karavastaja apo projekte në Ersekë e Fier. Interesi për fotovolkatikët vijon të mbetet i lartë teksa vetëm pak ditë më parë në MIE u paraqitën gjashtë aplikime për impiante fotovoltaikë me kapacitet të instaluar që varion nga 25-60 MW dhe që në total përbëjnë 213 MW.

Kriza e energjisë që nisi në vitin 2021 nxiti vrullshëm investimet në energjinë fotovolatike jo vetëm në projekte të mbështetura nga qeveria por edhe nga bizneset të cilët gjatë vitit 2022 dhe 2023 orientuan vëmendjen e tyre tek sektori i energjisë. Deri më tani janë me dhjetëra projekte të pavarur që kanë nisur zbatimin teksa të tjerë janë ende në hallka burokratike.

Qeveria nga ana tjetër vetëm pak ditë më parë shpalli ankandin për projektet hibride në fotovoltaikë që parashikon dhënien përmes ankandit të një kapaciteti 300 MW ku kompanitë do duhet të paraqesin ofertat deri më 17 maj.

Aktualisht kriza e energjisë duket se është zbehur me çmime që i janë afruar mesatares së tyre historike por tensionet që mbeten mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe zhvillimet e përgjithshme ekonomike globale vijojnë të mbajë lart vigjilencën mbi rrezikun. Në këto kushte orientimi i të gjithë vendeve ka qenë drejt rritjes së sigurisë së furnizimit dhe nxitjes së burimeve të reja të prodhimit të energjisë.

Në vendin tonë nxitja e investimeve në burimet fotovoltaike po synohet gjithmonë e më shumë si formë diversifikimi duke qenë se vendi ende vazhdon të jetë i varur nga burimet hidrike çka e ekspozoi atë kundrejt një kostoje të lartë financiare gjatë krizës në vitin 2022./ MONITOR

Pas

Horoskopi i muajit shkurt/ Këto janë ditët më me fat për secilën shenjë

Para

Durrës/ Lihet në burg 50-vjeçari, plagosi fqinjin pak ditë më parë

Para
Durrës/ Lihet në burg 50-vjeçari, plagosi fqinjin pak ditë më parë

Durrës/ Lihet në burg 50-vjeçari, plagosi fqinjin pak ditë më parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.