11:01 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fqinjët e rrahin pse u dëmtonte të mbjellat me bagëtinë, lushnjari tenton t’i vrasë

21:04 | 07/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fqinjët e rrahin pse u dëmtonte të mbjellat me bagëtinë, lushnjari tenton t’i vrasë

Një 41-vjeçar nga Lushnja ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy vëllezër, pasi këta e kishin akuzuar se I dëmtonte të mbjellat përmes bagëtive.

Sipas policisë, dy vëllezërit me iniciale D.B dhe B.B e kanë goditur për shkak të kësaj arsyeje, për këtë Luan Meta ka marrë armën dhe ka tentuar t’i vrasë që të dy për të marrë hak.

Mirëpo  për fat të mirë, policia arriti që ta parandalonte ngjarjen e rëndë që mund të ndodhte.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Lushnjes parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Tentoi të vrasi me armë zjarri dy vëllezër, arrestohet në flagrancë autori.

Në datën 07.06.2017,  nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë dhe masave të shpejta është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të mundshme  kriminale dhe konkretisht:

Pas një konflikti për motive të dobëta të ndodhur ndërmjet shtetasit Luan Meta dhe shtetasve D.B dhe B.B(vëllezër), këta të fundit e kanë goditur pasi pretendonin se shtetasi Luan Meta, i dëmtonte të mbjellat me bagëti.

Shërbimet policore, në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin Luan Meta duke tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit D.B dhe B.B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë model 63 me fishekë në folenë e saj si dhe 35 cop fishekë.

Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-Luan Meta, 41 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnje.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: armaLushnje
Pas

BE ndan tre çmime për gazetarinë investigative në Shqipëri në 2016-ën

Para

Del sondazhi i IPR për Fierin, sa mandate marrin partitë, Antonio Noto tregon metodologjinë dhe marzhin e gabimit

Para
Del sondazhi i IPR për Fierin, sa mandate marrin partitë, Antonio Noto tregon metodologjinë dhe marzhin e gabimit

Del sondazhi i IPR për Fierin, sa mandate marrin partitë, Antonio Noto tregon metodologjinë dhe marzhin e gabimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Itali! Vajza 2 vjeçe vdes duke ngrënë qershi, ngjarja në sy të prindërve

I riu belg u plagos rëndë, arrestohet 51-vjeçari që i dha “Jet ski” me qira

4 ditë pas aksidentit me 270 viktima, një tjetër avion i Air India pëson defekt teknik në ajër

Irani-SHBA-ve: Të ndalen sulmet izraelite, që të vijojnë negociatat për çështjet bërthamore

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

32 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor

Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.