Një 85-vjeçare e quajtur Dije Muhaj n nga fshati Tërbaç i Vlorës ka rrëfyer në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 një histori aspak normale. Sipas 85 vjeçares ajo është dhunuar por fatkeqësisht situata është jthyer kundër saj, në të akuzuar.
E shoqëruar nga djali i saj, Fatmiri, e moshura akuzon fqinjin e saj për dhunë fizike.
INTERVISTA:
Çfarë ka ndodhur në vitin 2015-të?
Dija: Më ka rrahur gjitoni im, është i rritur 55 vjeç.
Pse të kanë akuzuar për kallëzim të rremë?
Dija: Po ngaqë ai erdhi ashtu i zhveshur në shtëpi. Unë i thashë pse ke ardhur kështu? Kush të ka mësuar? Në ato momente më ra, bam, bam, bab më nxiu, më bëri gjak. Ika nga frik, dola në xhade duke qarë. Më bëri copë.
Ku shkove më pas?
Dija: Shkova në polici më lanë në një stol, shef Kiçoja më tha që ti je nënë e një krimineli rri aty të vijë autori tha, ta ballafaqojmë. Shkova në 9 të mëngjesit deri në 9 të darkës… aty erdhi djali i kriminelit dhe më pështyu në komisariat. As më morën në pyetje, as bëra gjë denoncim
Çfarë i ka ndodhur nënës tuaj?
Fatmiri: Është sajesë nga ana e prokurorisë dëshmia e nënës për ërdhunim. Kjo ka thënë që e ka dhunuar e ka bërë copë
Nuk ka dhënë dëshmi të tillë?
Ndërhyn Dija: Turp! (lëviz vendin në studio)
Fatmiri: Jo, jo
Pas kësaj ngjarje ata ndjehen të kërcënuar për shkak se fshatarët i tregojnë me gisht, madje kërkojnë edhe largimin e tyre nga Tërbaçi.
(J.V/Shuplaka)