07:29 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gruaja më tha që vajzën e kapi fqinji, kur pa mbathjet…, çfarë thua i thashë!”, dëshmia tronditëse e babait, dyshon se vajzën 5-vjeçare…

14:34 | 07/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gruaja më tha që vajzën e kapi fqinji, kur pa mbathjet…, çfarë thua i thashë!”, dëshmia tronditëse e babait, dyshon se vajzën 5-vjeçare…

Para dy muajsh, lajmi se një fëmijë 5-vjeçar u ngacmua seksualisht nga fqinji 48-vjeçar tronditi vendin. Ai u vu në pranga nga policia dhe hetimet vazhdojnë.

Ishin familjarët e të miturës ata që denoncuan rastin në polici, pas rrëfimit të vetë fëmijës. Ditën e sotme, i ftuar në studio ishte babai i 5-vjeçares, i cili rrëfeu për herë të parë gjithë ngjarjen dhe mënyrën se si mësoi lajmin e hidhur.

Babai i vogëlushes u shpreh se ishte nëna e vajzës ajo që kuptoi gjithçka dhe pas bisedës me vajzën arritën të mësonin çfarë i kishte ndodhur.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi 2 muaj më parë, në 22 Qershor mos gaboj?

Babai: Po, para dy muajsh, ajo kohë ka qenë. Unë faktikisht nuk kam qenë në shtëpi në atë moment. Kur shkoj në shtëpi nga ora 4 pasdite. Shkoj në shtëpi shikoj nusen të shqetësuar, po qante. U habita, thashë çfarë ka ndodhur. E pyes: Çfarë ke? Më tha nuk është gjë e mirë ta them. Çfarë ke i thashë, fol. Filani më tha ka kapur vajzën e vogël, e gënjeu, e mori në shtëpi.

Vajza nuk i kishte treguar ashtu siç duhej dhe më pas pa mbathjet që i kishte… Edhe aty dyshoi ajo dhe tha që filani, e tha me emër. Çfarë thua i thashë, u bëra gati ta takoja. Ajo tha mos ik, se nuk është tek shtëpia, se vajta unë dhe nuk është. Vajta unë tek shtëpia e atij personit, dera mbyllur. S’po besoja faktikisht, e mora çupën me të gënjyer që të më tregonte ndonjë gjë. Ajo po qante kishte dhimbje. Edhe i thashë të keqen babi, çfarë ke ti, ku ishe?

Që ta gënjeja të nxirrte ndonjë fjalë. Edhe më tregoi disa gjëra ekstreme që nuk mund t’i them. Aty i thashë nuses bëhu gati të vemë në spital, t’i bëjmë një kontroll ta shikojmë. Tha doktori çfarë keni? I thashë më ka ndodhur një hall dhe i thashë. Më tha doktori: Këtë punë nuk e bëj unë dot vetëm, duhet të mblidhemi këtër doktora këtu dhe do ta shikojmë këtë gjë. Ti duhet të lajmërosh policinë tha. Në rregull i thashë unë. Lajmërova policinë, të plotëfuqishmin e lagjes.

E panë vajzën kishte shenja dhe më tha ka abuzuar tek vajza, por nuk ka arritur deri në fund, por ka bërë zarar. U mërzitëm aty. Policia më tha e njeh personin. Po i thashë unë. Në rregull më thanë, do të marrim në telefon, se do ta gjejmë, mos ki merak. Kam pritur deri në 10 e gjysmë-11 të natës sa e mori policia. Vajta në polici prapë, kallëzova, dhashë informacionin si ndodhi dhe pres tani të dalë dënimi i gjyqit të personit.

Mirela Milori: Personi e ka pranuar atë që ka bërë?

Babai: Ai faktikisht, oficeri i policisë më tha do të thërrasë Prokuroria këto ditë. Mua nuk më njoftuan ata, nuk zgjati 72 orë dhe ky kishte bërë një gjyq paraprak si quhet…

Mirela Milori: Është marrë në pyetje?

Babai: Po është marrë në pyetje dhe e kishte pranuar me dëshirë të madhe: Po e kam bërë tha, nuk ishte penduar. E kam gënjyer vajzën e mora tek shtëpia, përjashta aty. Kishte marrë disa kumbulla, nuk e di, ëmbëlsira. I kishte hedhur dorën në qafë, për dore e kishte marrë lart. Nusja mua në atë kohë më shikonte televizorin, me idenë se vajza ishte në dhomë tjetër. Edhe kështu tek gjyqi e kishte pranuar me qejf ai. Po është e vërtetë i kishte thënë.

Mirela Milori: Ti e njihje këtë person? Si ka qenë raporti juaj?

Babai: Unë këtë person e njoh, se vëllai i këtij personi ka bashkëjetuar me motrën time për 8-9 vite. Ajo po bën gati 2 vjet që nuk bashkëjeton më.

Mirela Milori: Si e ke njohur këtë person?

Babai: Unë këtë person kishim një ditëlindje një radhë në shtëpi, kur ishte motra me të vëllanë e tij në shtëpi e ftuam në shtëpi. Ka hyrë dhe ka dalë dhe disa herë të tjera.

Pas

BE e shqetësuar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Ne nuk kemi seli tonat atje

Para

PD nxjerr faturat: 10 milionë euro të paguara për Edmond Begon në autostradën Tiranë- Elbasan! Rama përgjegjës për gjobitjen 44 milionë euro nga Arbitrazhi

Para
“Gazetarët me kundragaz në protestë”, reagon deputetja: Qeveria e pranon vetë që do t’i helmojë

PD nxjerr faturat: 10 milionë euro të paguara për Edmond Begon në autostradën Tiranë- Elbasan! Rama përgjegjës për gjobitjen 44 milionë euro nga Arbitrazhi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.