18:24 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakroi me thikë fqinjin në mes të lokalit, arrestohet pas 4 ditësh autori (Pamjet u dhunës bënë xhiron e rrjetit)

22:35 | 21/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fqinji i plagosi rëndë të atin, zotohet djali i të plagosurit: Po nuk veproi shteti, nuk ka më kthim mbrapa, unë do të marr hak

Katër ditë pasi masakroi fqinjin në Kavajë, policia ka vënë në pranga autorin Rizan Aliu. Video e momentit kur Aliu godet me thikë duke e masakruar Besnik Çelmetën bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa familja e të plagosurit akuzoi policinë se e mbrojti autorin e ngjarjes.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili publikoi pamjet e ngjarjes së rëndë. Në pamje shihet momenti kur Rizan Aliu qëllon me thikë Besnik Çelmetën. Në mesazhin e dërguar tek ish-kryeministrit nga nipi i të plagosurit, thuhet se policia nuk reagon pasi efektivët e policisë janë miq me agresorin dhe shpeshherë janë parë të pinë kafe në ambientet e lokalit të tij.

Faxweb ka arritur të sigurojë dëshminë e një dëshimtari i cili ndodhej aty në momentin e ngjarjes së rëndë, ai është pronari i lokalit, por njëkohësisht dhe nipi i të plagosurit Besnik Çelmeta. Sipas tij Rizai u fut në lokal qetësisht dhe iu drejtua Çelmetës duke e goditur menjëherë me thikë. Pronari i lokalit bën me dije se personat e ërfshirë në konflikt janë fqinjë dhe banojnë ngjitur me lokalin e tij.

Më poshtë keni dëshminë e pronarit të lokalit: “Aliu është futur qetësisht në lokal, dhe u drejtua me qetësi drejt tualetit. Në pjesën e brendshme të lokalit në tavolinë ndodhej vetëm Besnik Çelmeta, ndërkohë që pjesa e jashtme e lokalit ishte plot me klientë. Aliu është drejtuar me qetësi drejt Çelmetës duke e goditur me thikë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë. Ndodhesha në banak me nënën time tregon pronari i lokalit. Ndërhyra menjëherë madje mora dhe goditje. Ishte shokuese . Unë jam nipi i Çelmetës nderkohë që Aliun e kam komshi.

Dy njerëz që janë klientë të rregullt të lokalit dhe që kam marrëdhënie të mira. Menjëherë pas kesaj lajmërova policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje e më pas ambulanca. Unë nuk di nëse dy klientët e mi kanë patur probleme më parë, por e vetmja gjë që më shqetëson është fakti që kjo ngjarje ndodhi në lokalin tim.

Punoj prej vitesh familjarisht këtu dhe nuk jam përballur me asnjë konflikt, qoftë edhe banal. Kjo plagosje më ka tronditur jo vetëm shpirtërisht e psikologjikisht, por edhe ekonomikisht, pasi një ngjarje e tillë shokuese më ka larguar klientelen. Le të vendosë shteti drejtësi. Unë jam viktimë në gjithë këtë histori”.- tha pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Etiketa: besnik çelmetarizan aliu
Pas

“Nëse nuk marr vota sa për një mandat, do të…” Balla bën deklaratën e bujshme ‘live’ në emision

Para

“Koka e grupit të kokainës”, gazetarja zbulon detaje: Ja kur mund të ekstradohet drejt Shqipërisë Dritan Rexhepi

Para
“Koka e grupit të kokainës”, gazetarja zbulon detaje: Ja kur mund të ekstradohet drejt Shqipërisë Dritan Rexhepi

"Koka e grupit të kokainës", gazetarja zbulon detaje: Ja kur mund të ekstradohet drejt Shqipërisë Dritan Rexhepi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.