Andrew Morton në librin e tij “Diana dhe historia e saj e vërtetë”, zbulon sesi Princi i Wellsit Charles mbeti i zhgënjyer kur zbuloi se fëmija e dytë që po priste Lady Diana ishte djalë, pra princi Harry.
Mendohet se Charles donte një vajzë dhe kur zbuloi lajmin tha i mërzitur: “Oh zot, është një djalë”. Të afërmit e Princeshës zbuluan se Princi Charles u ndje shumë i zhgënjyer dhe i tha në atë kohë nënës së Dianës, Frances Shand Kydd se ndihej i zhgënjyer dhe do donte shumë që fëmija të ishte një vajzë.
Siç shkruhet në libër, nëna e Dianës i tha që duhet të ndihej me fat sepse ka një fëmijë të shëndetshme. Diana në atë kohë e përshkroi Princin Harry si një “mrekulli” dhe një “gëzim i pafund” që do ta ndihmonte atë të shikonte përmes errësirës, që po kalonte prej krizës martesore.
(J.D/Faxweb.al)