Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka folur edhe për mundësineë e fraksioneve në PD.
Basha tha se PD është e hapur për këdo që mund të kontribuojë dhe ndaj mendimit ndryshe, por synimi sipas tij është që vendimmarrja të shkojë tek anëtarësia.
“Vendimet në PD merren sipas normave statuore. Partia ka norma dhe gjithkush gjen veten. Synimi im është që vendimmarrja të shkojë tek anëtarësia dhe ky është modeli më i mirë që ka edhe perëndimi. Mendimi ndryshe do ketë dhe ka pasur vend në PD. Ne jemi të hapur ndaj mendimit ndryshe dhe mendimit kritik”, tha Basha. (B.H/Shuplaka)