Ministri i jashtëm i Rusisë gjatë një takimi ne Paris me homologun francez Jean-Yves Le Drian, është shprehur se do të lënë anash “Çështjet e tjera” dhe do të fokusohen tek lufta kundër ekstremizmit.
“Terrorizmi ndërkombtar është armiku ynë kryesor, andaj luftimi i tij nënkupton lënien anash të çështjeve të tjera”, u shpreh ministri i jashtëm i Rusisë.
Le Drian ka thënë se Moska dhe Parisi janë duke u përballur me një “armik të përbashkët” në Siri.
ndërkohë Le Drian u shpreh se Franca dhe Rusia mund të mos pajtohen rreth sulmit të 4 prillit në Siri, mirëpo të dy vendet janë totalisht kundër përdorimit të armëve kimike. (S.SH/Shuplaka)