Franca ka hyrë në një fazë në dukjen vendimtare në lu ftën ndaj koronavirusit, pasi kanë nisur testimet masive në këtë shtet të popullatës.
Mediat vendase raportojnë deklaratën e ministrit të Shëndetësisë që ka thënë se njerëzit që dyshohen se kanë koronavirus dhe këdo që ka qenë në kontakt me ta nga java e ardhshme. Olivier Veran tha se Franca do të jetë në gjendje të kryejë 700,000 teste në javë apo thënë ndryshe 100 000 në ditë për virusin duke nisur nga e hëna kur të fillojë procesin e parakohshëm të relaksuar izolimin tetë-javor.
Autoritetet të cilat janë kritikuar shumë për mungesën e testimit në masë tani kanë kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e të gjithë populates, sipas ministrit francez të Shndetësisë.
Shteti europian ka qenë nga më të goditurit në Kontinentin e Vjetër, me rreth 26,000 vdékje që nga marsi që shkoi. Testimi dhe gjurmimi vlerësohen si çelës rihapjen e vendit, kthimin e njerëzve në punët e tyre si dhe izolimin e personave që do të rezultojnë pozitiv.
“Ka mundësi të ketë pasur një boshllëk midis teorisë dhe praktikës” , pranoi ministri. Duke shtuar se aftësia e qeverisë franceze për të testuar është sot në nivelin e nevojave të vlerësuara nga ekspertët dhe drejtuesit e shtetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post