05:46 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin Marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë

18:06 | 31/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin Marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai shtoi se “këto ditë priten takimet lidhur me këtë çështje”.

Ambasadori Guerot theksoi se nga lideri i Serbisë pret që ai t’i respektojë obligimet që ka marrë dhe se në të kundërtën do të ketë pasoja për të dyja palët.

“Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë pasojat dhe tani duhet të fokusohemi në përfitimet”, tha Guerot në debatin për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, që po mbahet të premten, në Qendrën Mediale në Çagllavicë, në afërsi të Prishtinës.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Ambasadori francez theksi se negociatorët kryesorë në kuadër të dialogut, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen më 4 prill në Bruksel dhe vlerësoi se ky është hapi i parë drejt zbatimit të Marrëveshjes.

Në të njëjtin debat, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur optimist për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe ka theksuar se më e rëndësishmja në këtë moment është se marrëveshja është arritur.

“Tani kemi edhe vullnetin politik të aktorëve”, tha Rode.

Ai ka shprehur mendimin se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është një “obligim afatgjatë” dhe shtoi se Kosova duhet të respektojë pjesën që ka të bëjë me vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, ndërkaq Serbia nuk duhet të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadori gjerman beson se kjo Marrëveshje do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës.

Marrëveshja drejt normalizimit, ndër të tjera, parasheh respektimin e ndërsjellë të pavarësisë, autonomisë dhe integritetin territorial, por nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Gjithashtu, Serbia merr përsipër të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërkaq marrëveshja parasheh edhe njohjen reciproke të targave, simboleve, dokumenteve, diplomave dhe vulave doganore.

Gjithashtu, në marrëveshje është paraparë edhe një “aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë”, gjegjësisht, një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.

Ky propozim është mbështetur nga vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkimi Evropian ka njoftuar më herët se kjo Marrëveshje, ndonëse e pa nënshkruar, është ligjërisht obliguese dhe se do të bëhet pjesë integrale e procesit të integrimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian. /REL

Pas

Mbi 70% e ukrainasve nuk i konsiderojnë negociatat me Rusinë një mënyrë efektive për të arritur paqen

Para

Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, ku ishte epiqendra

Para
Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, ku ishte epiqendra

Tërmet i fortë “shkund” Greqinë, ku ishte epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.