18:26 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

14:40 | 06/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Franca e vendosur për njohjen e shtetit te Palestinës: Hapi i radhës

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka deklaruar se Parisi është i vendosur të njohë shtetin e Palestinës, duke e cilësuar këtë hap si një përgjegjësi që buron nga roli i saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një intervistë për kanalin francez RTL, Barrot u shpreh se Franca do të ndërmarrë hapa konkretë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për Palestinën, e cila do të mbahet në Neë York nga 17 deri më 20 qershor, nën bashkëpresidencën e Francës dhe Arabisë Saudite.

Sipas kryediplomatit francez, qëllimi i kësaj konference është eliminimi i pengesave për njohjen e shtetit të Palestinës dhe krijimi i kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme.

“Nëse ne e njohim shtetin e Palestinës, kjo do të jetë për të ndryshuar diçka dhe për ta bërë ekzistencën e tij më të besueshme,” u shpreh Barrot.

Megjithatë, ai nuk konfirmoi nëse Franca do ta marrë vendimin gjatë konferencës së qershorit, duke theksuar se njohja e mundshme është e kushtëzuar. Ndër kushtet e renditura nga ai janë: lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi, çarmatosja e tij dhe përjashtimi nga strukturat e administratës palestineze, njohja e regjimit të Izraelit si shtet dhe reforma brenda Autoritetit Palestinez.

Deklarata e Barrot vjen në një moment kur disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë, kanë ndërmarrë hapa për njohjen e Palestinës si shtet të pavarur, duke rritur presionin diplomatik për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Pas

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues, topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

Para

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Para
Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

Operacion kundër abuzimit seksual me fëmijë, Interpol arreston 20 persona

 



Të Fundit

Gjermania del hapur pro Izraelit, kancelari Merz: Regjimi i mullahëve ka sjellë vetëm vdekje dhe shkatërrim në botë

Zv/presidenti i SHBA, JD Vance paralajmëron: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër Iranit

Garda Revolucionare: Ushtria iraniane ka goditur qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv”, Garda Revolucionare deklaratë

Ambasadori i Iranit, deputetëve britanikë: S’kemi ndërmend të krijojmë bombën bërthamore

Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme! Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Iran: 35 gra dhe 10 fëmijë midis viktimave që nga nisja e sulmeve, 1 800 të plagosur

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.