12:38 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

16:21 | 16/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

Kryeministri francez François Bayrou ka prezantuar planet e reja për të shkurtuar 43.8 miliardë euro shpenzime nga buxheti kombëtar. Në fjalën e mbajtur në Kuvend ai tha se borxhi publik përfaqëson një “rrezik vdekjeprurës” për Francë.

Masat e propozuara për uljen e shpenzimeve përfshijnë: Reduktimin e numrit të të punësuarve në shërbimin civil, vendosjen e një “kontributi solidariteti” për më të pasurit dhe heqjen e lehtësirave tatimore për shpenzimet e biznesit për pensionistët.

Gjithashtu, ai propozoi heqjen e dy festave zyrtare, duke përmendur si data për t’u eliminuar të hënën e Pashkëve dhe 8 Majin.

Sipas Bayrou, ky ndryshim do të mundësonte rritjen e produktivitetit pa rritur taksat apo TVSH-në.

8 Maji ka një rëndësi të veçantë historike në Francë dhe në mbarë Evropën, pasi përkujton kapitullimin e Gjermanisë naziste në vitin 1945 dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Duke prezantuar propozimet ai tha se këto masa janë ndalesa e fundit para greminës, përpara se të shtypemi nga borxhi.

Ai kujtoi gjithashtu se francezët nuk duhet të harrojnë krizën financiare që përjetoi Greqia më shumë se një dekadë më parë, kur vendi përjetoi një kolaps të plotë ekonomik, duke pasur nevojë për ndihma të shumta ndërkombëtare dhe vite të tëra shtrëngesash buxhetore për t’u rikuperuar.

Presidenti Emmanuel Macron i ka ngarkuar kryeministrit detyrën për të rregulluar financat publike përmes buxhetit të vitit 2026. Duke ndjekur rekomandimet e Macron, kryueministri tha se shpenzimet për mbrojtjen kombëtare nuk do të preken.

Pas

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Para

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Para
“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

 



Të Fundit

Berisha: Thethi po ndëshkohet politikisht nga Edi Rama, sepse nuk votoi PS-në .Hakmarrje primitive ndaj banorëve

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Berisha denoncon ndërhyrjen në Theth: Krim shtetëror i Edi Ramës, asnjë ndërtim nuk ishte në zonë të mbrojtur

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.