19:24 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Franca nuk do të dërgojë delegacion në ceremoninë e inagurimit të Trump-it

12:03 | 19/01/2017
në Bota, Te Gjitha
0
Franca nuk do të dërgojë delegacion në ceremoninë e inagurimit të Trump-it

Në 20 janar 2017, Republikani Donald Trump  do të emërohet zyrtarisht presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara. I pranishëm nga Franca  do të jetë vetëm ambasadori francez në Washington. Personalitete të shumta kanë refuzuar të marrin pjesë në ceremonine tradicionale, shkruan monitor.al.

Nga korespondenti i Figaro në Washington:

 

Asnjë politikan francez nuk do të jetë i pranishëm në tribunen zyrtare të ceremonisë së Inaugurimit  të Donald Trump këtë të premte në Ëashington. Kështu e do tradita e një evenimenti kryesisht kombëtar – duke nxjerrë nga situata, padyshim jo e favorshme, qeverinë socialiste të Francois Hollande, nisur nga qëndrimet e mbajtura më parë gjatë fushatës së Presidentit të zgjedhur.

Ftesat e ceremonisë së betimit janë shpërndarë nga rrethi i presidentit të zgjedhur, nga administrata që po largohet dhe nga të zgjedhurit e Kongresit. Deri në një milion bileta të shperndara, në pesë ngjyra të ndryshme (jeshile, portokalli, të verdhë, blu dhe argjendi), që i korrespondojnë një pozicioni në Kapitol. Pjesa më e madhe e të ftuarve përbëhet nga militantët republikanë te 50 shtetet.

Ambasadorët e 180 vendeve të përfaqësuara në Ëashington janë të ftuar, por jo udhëheqësit e tyre, me përjashtim të dy fqinjëve, Kanadasë dhe Meksikës. Këtë vit, Kryeministri Justin Trudeau ka njoftuar se do të ishte i angazhuar diku tjetër. Gjithshtu nuk është vërtetuar ende nëse Presidenti Enrique Peña Nieto do të jetë aty për të duartrokitur njeriun që dëshiron ti faturojë një mur 10 miliardë $ në kufirin e vendit të tij.

Ambasadori i Francës, Gérard Araud, i cili personalisht do të jetë i pranishëm, mori një kërkesë në javët e fundit nga një politikan francez ku i kërkontë të jetë edhe ai i pranishëm.  Jo pa vështirësi, Ambasadori arriti t’i gjejë një vend pranë një përfaqësuesi amerikan, gruaja e të cilit nuk mund të marrë pjesë në ceremoni, por i interesuar (të cilit ambasadori refuzon t’i japë emerin) së fundi ndryshoi mendje.  Ambasadori Araud, që pati reaguar pas fitores së Trump me anë të një Tëeet, tashmë të fshirë, ku shkruante – « Një botë po shëmbet  përpara syve tanë » – iu kërkua me ngulm nga komiteti i ceremonisë së Inaugurimit të organizojë një « festë » ne rezidencën e tij, festë e cila do të organizohet sot, më 19 Janar.

A mori ftesë Maréchal-Le Pen, deputete e partisë Fronti Nacional, mbesa e themeluesit të kësaj partie, e cila mburrej për lidhjet e saj me këshilltarin strategjik të Trump, Steve Bannon? Miku i saj, lideri i Partisë së Pavarur Angleze « UK Indipendant Party » Nigel Farage, goxha i afërt me Donald Trump, iu desh të përdorte lidhjet e tij me Qeverinë e Mississippi-t me anë të Guvernatorit Phil Bryant, për të siguruar një vend në tribunë. Disa media thonë me siguri se Jared Kushner, dhëndri i presidentit, po bën cmos që të gjejë një vend për  kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Nuk është e pazakontë për personalitetet të huaja të mburren për pjesemarrjen e tyre në këtë ceremoni. Zakonisht bëhet fjalë për një ngjarje private të organizuar rreth ceremonisë – dhe ku sigurisht pjesëmarrësit janë planifikuar  paraprakisht. Milorad Dodik, presidenti i Republikes Serbe të Bosnjes, shfaqi një ftesë në një platformë televizive, duke thënë se ishte lideri i vetëm në Ballkan që ka nderin e pjesemarrjes në nje ceremoni të tillë.  Faktkeqësisht bëhej fjalë për një ballo private të orkestuar nga militanet e « Tea Party » ( lëvizje amerikane që mbeshtet idetë konservatore republikane) gjë që nuk i mundësoi të drejtën e një vize diplomatike. Sipas burimeve te “The Times of Israel”, Kryeministri nuk do te jete i pranishem ne ceremonin e Inaugurimit. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

trump

 

Etiketa: donald trumpFranca
Pas

Sërish probleme me dritat. Terr nga ”Don Bosko” te ”Zogu i Zi”

Para

Rreth 30 të bllokuar nga orteku në Itali, mes tyre dhe fëmijë. (Pamje tronditëse)

Para
Rreth 30 të bllokuar nga orteku në Itali, mes tyre dhe fëmijë. (Pamje tronditëse)

Rreth 30 të bllokuar nga orteku në Itali, mes tyre dhe fëmijë. (Pamje tronditëse)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.