Ambasadorja franceze Christine Vasac gjatë një poronocimi për gazetarët nga Korça, ku po merrte pjesë në një aktivitet, ka folur në lidhje me qëndrimin e presidentit francez Emannuel Makron për refuzimin e çeljes së negociatave.
Vasac tha se duhet angazhim nga të gjitha palët ndërsa theksoi se Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër integrimit të Shqipërisë, ndërkohë që shtoi se ka pasur disa interpretime që nuk korespondojnë me të vërtetën.
“Doja të përsërisja presidentin Emanuel Macron, ideja është që duhet marë iniciativa që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët, një kontekst që nuk kuptohet si duhet dhe ka të bëjë me Brexit dhe është i vlefshëm edhe për vendet qe nuk janë anetare. Përsëris presidentin vendet e Ballkanit Perendimor ku bën pjese edhe Shqipëria kanë vokacion të jenë pjesë e BE. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër, ka thjesht disa lloj interpretimesh nga njerëz që nuk korespondojnë me të vërtetën. Dera është e hapur. Së pari reformat të vazhdojnë dhe te kene rezultate konkrete. Nuk mjafton të miratohen ligje. Duhet zbatim. Kjo kërkon vullnet te gjithe palëve politike.”
E pyetur në lidhje me zërat kritik, Vasac nuk pranoi që të jepte emra.
“Nuk është diçka që bëhet në diplomaci të tregohet një person me emër. Në jetojmë me Shqipëri dhe e kemi parë atë që kanë thënë me nxitim disa persona.”
Ajo u ndal edhe tek Samiti i Ohrit ku theksoi se forcimi mes vendeve të rajonit është i mirëpritur.
“Takimi vazhdon nuk mund të kesh një opinion për dicka që se di qartë çfarë është. Analizën mund ta bëjmë pasi të kuptojmë vendimet që merren. Forcimi mes vendeve të rajonit i mirepritur mendoj se ky është frymezimi sot mes bashkëbiseduesve. Duke folur për një Minishengen do doja tju kujtoja se Kodi Shengen është shumë i gjerë besoj nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Nuk ka pse ti kundervihemi rrugëtimit të Shqipërisë drejt Europës një iniciative të vendeve të Ballkanit.”
(M.Q/Faxweb.al)