Dhjetë vjet pas sulmit islamik në zyrën në Paris të revistës satirike ”Charlie Hebdo”, Franca do të përkujtojë viktimat e saj. Përveç presidentit Emmanuel Macron dhe disa ministrave, në përkujtimoren në ish-selinë e botimit do të marrë pjesë edhe kryebashjakja e Parisit, Anne Hidalgo.
Gjithsej 17 persona u vranë në të shtënat në revistë më 7 janar 2015. Tre autorët u vranë nga forcat e sigurisë. Dymbëdhjetë persona humbën jetën vetëm në sulmin në Charlie Hebdo, ku dy vëllezër hapën zjarr në redaksinë dhe shkaktuan gjakderdhje.
Gazeta kishte botuar më parë karikatura të profetit Muhamed që kishin zemëruar disa pjesë të botës myslimane. Sulmet e Parisit në fillim të vitit 2015 ishin fillimi i një serie sulmesh terroriste islamike në Francë, në të cilat u vranë më shumë se 230 njerëz.