Manuel Valls, ish-Kryeministri i Francës, i cili është një prej kandidatëve të së majtës për zgjedhjet presidenciale, është goditur me pëllëmbë nga një i ri gjatë një takimi në Bretagne.
Valls po largohej nga takimi me kreun e bashkisë, kur një i ri e goditi atë lehtë në fytyrë.
“The Telegram” raporton se agresori është 18 vjeç, i cili u rrëzuar përtokë nga një truprojë pas këtij veprimi.
“Kam ardhur të bisedoj francezët dhe gjithnjë do të ketë individë që duan të parandalojnë demokracinë”, tha Valls pas incidentit. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post