Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka hedhur uji për të shpërndarë protestuesit të cilët vijojnë demonstratat prej dy javësh kundër rritjes së çmimeve të karburantit.
Përplasjet kanë rinisur pranë Champs-Elysées pavarësisht vënien nën kontroll më herët të situatës nga ana autoriteteve të rendit dhe sigurisë në qendër të kryeqytetit francez.
Rreth 280,000 vetë morën pjesë në protestat e zhvilluara në të gjithë Francën.
Organizatorët të njohur si “xhaketat e verdha”, pasi ata mbajnë veshur jelekë të verdhë dhe të dukshmëm, shprehen se protestuesit kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit.
Disa mijëra demonstrues u mblodhën të shtunën në Champs-Elysees, të cilët dolën përballë kordonit policor, pjesë e një perimetri të madh i vendosur për të ndaluar protestuesit që të hyjnë në Elysee.
Videoja e postuar në mediat sociale tregon protestuesit duke hedhur fishekzjarre në drejtim të policisë të cilët me slogane në duar bënin thirrje për dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.
Pas zemërimit të protestuesve francezë qëndron rritja e çmimit të naftës me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit në një mesatare prej 1.51 € (1.32, 1.71) për litër, dhe kjo është pika më e lartë e rritjes që nga fillimi i viteve 2000.
7.65 € për qind për litër në naftë dhe 3.9 cent për benzinë, si pjesë e një fushate për makina dhe karburant më të pastër.
Vendimi për të imponuar një rritje të mëtejshme prej 6.5 centë në naftë dhe 2.9 cent në benzinë më 1 janar 2019 u pa si goditje përfundimtare që u behet qytetarëve francezë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)