Ditën e djeshme qeveria shqiptare përmes ministrit Damian Gjiknuri me shpejtësi në një dalje për mediat, shpalli fitoren në Arbitrazh kundër kompanisë Hydro s.r.l me aksioner biznesmenin Francesko Beçhetti.
Mirëpo për kompaninë asgjë nuk ka marrë fund.
Në një njoftim që disponon ‘’Faxweb”, kompania Hydro shpjegoi se ka detyrimin të saktësojë se vendimi i dhënë nga Gjykata e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë është një Vendim i pjesshëm për të cilin nuk është bërë asnjë cilësim vlere dhe për të cilën vetë Gjykata është e rezervuar.
Më tej në reagim thuhet se eshtë me vend të qartësohet se ky “vendim i pjesshëm nuk ka marrë në shqyrtim provat e depozitura lidhur me shpronësimin e koncesionit sepse ato janë dorëzuar më vonë.
Përkundrazi, Arbitrat ftuan Hydro-n për të filluar një arbitrazh të dytë. Hydro, më 30 qershor 2017, njoftoi Qeverinë Shqiptare dhe ministrine e energjitikes për kërkesën e dytë për Arbitrazh në të cilën nga Hydro IÇ-së ju kërkua të konstatojë: Keqbesimin kontraktor nga ana e Ministrit të Energjisë për krijimin e provave të rreme nëpërmjet agjencisë në varësi të tij, AKBN, lidhur me moskryerjen e pretenduar të punimeve të përgatitjes së materialit për trupin e digës në Kalivaç, siç u pranua më në fund me shkrim edhe nga vetë Qeveria dhe mbi të cilat u mbështet e gjithë çështja penale, veçanërisht kundër Francesco Beçhettit. Detyrimin e Ministrisë së Energjisë për të paguar kompensimin për shpronësim siç parashikohet në Marrëveshjen e Koncesionit”.
Dëmet për të cilat Hydro pretendon shpërblim llogariten në qindra miliona euro. Seanca e parë në këtë arbitrazh u mbajt më 23 janar 2018.
REAGIMI I PLOTË:
Duke iu referuar lajmeve të komunikuara sot nga Ministri i Energjisë, Damian Giknuri, Shoqëria Hydro S.r.l. (Becchetti Energy Group) ka detyrimin të saktësojë se Vendimi i dhënë nga Gjykata e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) është një Vendim i pjesshëm për të cilin nuk është bërë asnjë cilësim vlere dhe për të cilën vetë Gjykata është e rezervuar.
Është me vend të qartësohet se ky Vendim i pjesshëm nuk ka marrë në shqyrtim provat e depozitura lidhur me shpronësimin e koncesionit sepse ato janë dorëzuar më vonë. Përkundrazi, Arbitrat ftuan Hydro-n për të filluar një arbitrazh të dytë. Hydro, më 30 qershor 2017, njoftoi Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Energjitikës për kërkesën e dytë për Arbitrazh në të cilën nga Hydro ICC-së ju kërkua të konstatojë: Keqbesimin kontraktor nga ana e Ministrit të Energjisë për krijimin e provave të rreme nëpërmjet agjencisë në varësi të tij, AKBN, lidhur me moskryerjen e pretenduar të punimeve të përgatitjes së materialit për trupin e digës në Kalivaç, siç u pranua më në fund me shkrim edhe nga vetë Qeveria dhe mbi të cilat u mbështet e gjithë çështja penale, veçanërisht kundër Francesco Becchettit. Detyrimin e Ministrisë së Energjisë për të paguar kompensimin për shpronësim siç parashikohet në Marrëveshjen e Koncesionit.
Dëmet për të cilat Hydro pretendon shpërblim llogariten në qindra miliona euro. Seanca e parë në këtë arbitrazh u mbajt më 23 janar 2018. Administratori i hidrocentralit, Ceccobelli deklaron: “Unë do të sugjeroja që, për të informuar publikun shqiptar në mënyrë transparente, Ministri Gjiknuri duhet të presë derisa të shpallet Vendimi përfundimtar i arbitrazhit dhe rezultatet e shumë çështjeve tjera që janë në zhvillim”.
(E.K/FAXWEB)