19:15 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Françoise Gilot, gruaja e vetme që braktisi Pikason: Ishte taleban, depresiv

10:24 | 03/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Françoise Gilot, gruaja e vetme që braktisi Pikason: Ishte taleban, depresiv

Pikaso pasi sukses në karrierë por  në dashuri kaloi edhe drama.  Mari Terezë Uollter vari veten, Zhaklinë Roke u zhduk, Olga Shoshlova dhe Dora Mar u çmendën, të gjitha këto të dashura të tij. 

”Vetëm unë jam akoma gjallë dhe shëndetplotë”, do të shprehej vite më parë Françoise Gilot, kritike arti e njohur për lidhjen e saj të dashurisë me Pikason.

 Gilot ka treguar për Piskason se atë e çmendte ideja që një prej grave të tij mund të jetonte më gjatë se ai. “E dini ç’më ka thënë njëherë? “Ti nuk do të jetosh më gjatë se unë”, tregon ajo. Për të ekzistonin vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe nepërka.

“Kur isha shtatzënë me vajzën, Pablo shkoi në Varshavë për të marrë pjesë në një konferencë për paqen. Ai do të qëndronte atje vetëm disa ditë dhe më premtoi se do të më shkruante. Jo që nuk ndodhi kështu, por në vend që të më shkruante mua, i çonte telegrame shoferit të tij. Pablo qëndroi në Varshavë katër javë. Kur u kthye në shtëpi, me një buzëqeshje në fytyrë, më pyeti nëse isha e lumtur që u kthye, ndërsa unë e mora me shkelma. Të paktën në atë çast isha perëndeshë. Prej atij momenti, kur ishte larg, më shkruante çdo ditë”, kujton Gilot.

Për të ai ishte një burrë taleban. “Ose më saktë spanjollët janë të prirur për sadizëm në forma ekstreme dhe te Pablo kjo ishte një pjesë e rëndësishme e personalitetit të tij. Një herë, duke bërë shaka, i thashë se isha djalli. Ai më hodhi një vështrim të ligë dhe pastaj m’u përgjigj: “Ti je një engjëll i dalë nga zjarri im, kështu që je e nënshtruara ime dhe unë do të damkos”. Më afroi cigaren në qafë, por kjo nuk e kënaqi, sepse nuk m’u drodh as qerpiku. Pastaj në fund tha: “Jo, mund të kem dëshirë të të shoh sërish në të ardhmen”, thotë ajo.

 Më tej ajo është shprehur se të jetoje me të  ishte e padurueshme. 

“Deri në momentin që nuk jetonim bashkë lidhja jonë shkonte vaj, por Pablo donte që unë të shkoja tek ai dhe pas tre vjetësh gjithçka mori fund. Të jetoje me të do të thoshte të humbisje komplet bukurinë, gjë që është e padurueshme me një person aq autoritar. E dija se historia ishte e destinuar të dështonte, por ishte një dështim që duhej jetuar. Me Pablo Pikason jeta nuk ishte kurrë e mërzitshme. Në mëngjes, ose më saktë para orës dy të drekës, Pablo ishte shumë depresiv. Thoshte se jeta e tij ishte e padurueshme, që nuk i interesonte më asgjë. Në darkë ndryshonte totalisht, ishte në qiellin e shtatë. Nuk kam takuar kurrë më një njeri të tillë në jetën time”, kujton ajo. (J.V/Faxweb)

 

Pas

Të gjithë me të ‘’shpisë”, KUSH ishte politikani që nuk preferoi FOTO familjare

Para

Binjakë të lindur në vite të ndryshme, po bëjnë xhiron e botës

Para
Binjakë të lindur në vite të ndryshme, po bëjnë xhiron e botës

Binjakë të lindur në vite të ndryshme, po bëjnë xhiron e botës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.